Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF, WBA dhe IBO.
Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks pasi e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, në një meç të zjarrtë në Cardiff, shkruan Express.
Britaniku të shtunën mbrëma mbrojti titullin në Cardiff në “Principality Stadium”, para më shumë se 70 mijë shikuesve dhe milionave të tjerë para ekraneve, duke e mposhtur Carlos Takamin.
Joshua dominoi meçin që nga fillimi. Ai fillimisht i çau syrin e djathtë kundërshtarit e më pas gjatë raundeve edhe atë të majtë, çka shtyri gjyqtarin të ndërpresë me meçin, për t’ia mundësuar Joshuas të mbrojë titullin e botës.
Kjo ishte fitorja e 20 në 20 meçe deri më tani në karrierë për Joshuan, 19 me nokaut dhe kjo tani e ndërprerë para kohe për shkak të përgjakjes së kundërsharit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...