Joshua Kimmich ende nuk po vaksinohet, reagon ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë

12:50 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Është njëri nga superyjet e futbollit të Gjermanisë, një model që ka ndihmuar njerëzit me kushte të rënduara ekonomike për shkak të pandemisë.

Por, komentet e Joshua Kimmich për sigurinë e vaksinimeve kundër COVID-19, në njëfarë mënyrë kanë larguar “shkëlqimin” nga imazhi i tij.

26-vjeçari para disa javësh kishte konfirmuar se ende nuk ishte vaksinuar për shkak të shqetësimit rreth studimeve afatgjate në lidhje me këtë çështje.

“Sigurisht që jam i vetëdijshëm për përgjegjesinë time”, tha Kimmich.

“Unë ndjek të gjitha masat higjienike dhe bëj testime çdo dy deri në tre ditë. Secili duhet të marrë vendimin e vetë”, kishte thënë mesfushori gjerman.

E në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe ish-sulmuesi i kombëtares gjermane, Mario Gomez.

“Stadiumet janë pothuajse të mbushura për shkak se njerëzit janë vaksinuar. Ai përfiton nga kjo. Nëse të gjithë do të reagonim si ai, atëherë ndoshta do të luanim edhe një vit pa shikues”, tha Gomez.

Joshua Kimmich nuk është lojtari i vetëm i cili nuk ka pranuar të marrë vaksinën, shumë lojtarë tjerë nga liga elitare evropiane kanë hezituar në imunizohen pikërishtë për të njëjtën arsye./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme