Me apo pa tifozë, Joshua është i gatshëm të zbres në ring dhe të përballet me Furyn
Anthony Joshua këmbëngul se është i gatshëm të përballet në një duel britanikësh me Tyson Furyn, madje edhe me dyer të mbyllura (për shkak të Koronavirusit), pavarësisht se do të fitonte 6.5 milionë stërlina (8 milionë dollarë) më pak, raporton Gazeta Express.
Fury, kampion në ËBC dhe Joshua, “mbreti” i IBF, WBO dhe WBA, janë në rrugën e duhur për një megapërballje për të kurorëzuar kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda.
Një përplasje e tillë do të mbushte çdo impiant dhe ka të ngjarë të jetë lufta më e pasur në historinë e boksit në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, shkaku i pandemisë që ka paralizuar gjithë botën, vështirë se një përballje e tillë mund të realizohet këtë vit, edhe pse Joshua është i gatshëm që tani dhe pa tifozë.
“Nëse (promovuesi) Eddie Hearn thotë se ka arritur të sigurojë duelin me Tyson Furyn, por do të duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura, jam gati të pranoj”, tha Joshua për DAZN.
“Nëse nuk përballemi tani, nuk mendoj se Tyson Fury do të jetë vërdallë kur të kemi mundësi sërish për t’u ndeshur në salla të mëdha, plot me njerëz. Më duhet ta shfrytëzoj tani rastin, ndërsa ai është aty. Jam gati të luftoj edhe për 8 milionë dollarë me pak”.
Dueli mes Joshuas dhe Tyson Furyt është folur se mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm, 2021.
Joshua pritet të përballet këtë verë sfiduesin e detyrueshëm të IBF, Kubrat Pulev, ndërsa Fury është i vendosur për një duel të tretë me Deontay wilder.
Në radhë të parë, para se ata të përballen mes vete, duhet pritur dhe shikuar se çfarë do të bëjnë me kundërshtarët respektiv, gjithmonë nëse zhvillohen meçet.
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...