Boksieri Anthony Joshua ka persëritur se ai nuk do të tërhiqet pas humbjes së turpshme që pësoi ndaj Daniel Dubois.
Joshua u mposht në raundin e pestë nga Dubois duke mos arritur kështu qe të bëhet tri here kampion i botës.
Humbja ndaj kampionit në fuqi të IBF-së i dha fund serisë së tij prej katër fitoreve radhazi, që përfshiu disa fitore të mëdha ndaj Otto Wallin dhe Francis Ngannou.
Por Joshua ka insistuar se ai nuk do të pensionohet dhe beson se karriera e tij është ‘larg perfundimit’ në një deklaratë të lëshuar së fundmi.
“Ne nuk ia dolëm, por duhet të shikojmë të gjitha gjërat pozitive”, ka thënë ai fillimisht në një video të publikuar në rrjetet sociale.
“Ky është mentaliteti dhe perspektiva që duhet të kemi, diçka pozitive gjithmonë. Shikoni çfarë kemi arritur në 11 vitet e fundit, është fenomenale dhe dua të falënderoj secilin prej jush që ka qenë në këtë udhëtim me mua”.
“Por ju e dini se çfarë problemi është, nuk ka përfunduar ende. Ne e kemi bërë një herë, e kemi bërë dy herë dhe ta bësh për të tretën herë nuk ka qenë e lehtë, por është diçka të cilën mund ta arrijë, ka të bëjë me atë qe të bësh hapat e duhur përpara, të punosh fortë dhe të përmirësohesh”.
“Duhet të vijë nga zemra më shumë se gjithçka tjetër. Nuk mund të vij nga zërat e brendshëm ose ndikimet, duhet te vijë nga zemra”, tha anglezi.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...