Anthony Joshua i ka dhënë disa këshilla Dillian Whyte rreth asaj se si ky i fundit mund ta mposhtë Tyson Fury.
Ndeshja Whyte-Fury do të jetë të shtunën në Wembley, para 94 mijë tifozëve, me Whyte që do të synojë t’ia rrëmbejë titullin WBC “Gypsy Kingut”.
Sipas Joshuas, 34-vjeçari duhet të përgatitet për 12 raunde ndaj Furyt.
“Dillian Whyte duhet të shikojë se çfarë bën dhe si reagon Fury dhe të bëjë krejtësisht të kundërtën”, tha Joshua për IFL TV në shkurt.
“Ndoshta të punojë me trupin. Shpresoj që Dillian të stërvitet fort dhe të mos e nënvlerësojë Tyson”, shtoi tutje ai.
“Është hera e tij e parë që lufton për një titull, mendoj se do të jetë i uritur. Kjo nuk është hera e tij e 10- Vazhdo Dillian, unë jam me ty gjatë gjithë rrugës”, përfundoi Joshua.
Ndër të tjera, Joshua e pranoi që e urren Whyten dhe do donte ta rrihte në ring.
Rivaliteti Whyte-Joshua daton që nga viti 2009, në kohën kur këta dy u ndeshën në ring dhe, përmes vendimit të referëve, fitoi Whyte.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...