Anthony Joshua ka thënë se Tyson Fury është i mirëseardhur në palestrën e tij për t’i dhënë atij këshilla para rimeçit me Oleksandr Usyk, pasi Fury i kishte bërë ofertë bashkatdhetarit të vet për ta ushtruar.
Joshua do të përballet me Usykun për herë të dytë në pranverë të vitit 2022, pasi i humbi titujt e botës WBA, WBO, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë pas disfatës ndaj ukrainasit muajin e kaluar.
Fury, i cili e mbrojti titullin në WBC duke e mposhtur Deontay Wilderin në luftën e tretë kundër tij në fillim të këtij muaji, kishte thënë se do ta stërviste Joshuan për rimeç, duke i premtuar atij rezultat ndryshe nga humbja me vendim unanim.
“Besoj se nëse do ta ushtroja Anthony Joshuan për luftën me Usyk, ai do ta fitonte luftën patjetër”, kishte thënë Fury.
“Ia ofroj shërbimet e mia atij, për ta ushtruar për rimeç. Garantoj se ai do të fitonte. Do ta bëja të luftonte si burrë i madh”, kishte theksuar ai.
I pyetur rreth ofertës së Furyt, Joshua ka thënë se Gypsy King mund t’i bashkohet atij në palestër dhe madje të futet në ring me të.
“Ai është më shumë se i mirëseardhur të vijë këtu përmes kësaj dere, ai mund edhe të bëjë sparring me mua madje. Më duhet një trajner i cili e ka përjetuar boksin, prandaj do të jetë diçka e përsosur”, tha Joshua.
Disfata ndaj Usyk ishte e dyta në karrierën e Joshuas si profesionist.
Boksieri britanik ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ushtruar dhe është në kërkim të një trajneri të ri.
Fury, ndërkohë, mbetet i pamposhtur në karrierën e tij të bujshme. /GE/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...