Britaniku, Anthony Joshua do të përballet me amerikanin, Jermaine Franklin në O2 Arena në Londër, të shtunën.
Joshua ka qenë jashtë ringut që kur humbi përballë Oleksandr Usyk në gusht.
Të shtunën, Joshua do të kthehet në O2 Arena, ku bëri debutimin e tij profesional në 2013, pasi fitoi medaljen e artë në peshën super të rëndë në Lojërat Olimpike në Londër 2012.
Por, me rekordin e Joshua-s që ka tre humbje në pesë ndeshjet e tij të mëparshme, Franklin sugjeroi se tani është koha më e mirë për të dalë në ring me londinezin, por me një gjë të tillë nuk u pajtua Joshua.
“Është koha më e keqe për të luftuar me mua. Sa më shumë ai flet, aq më shumë gërmon varrin për veten e tij. Mund të them shumë gjëra për të, por e respektoj kundërshtarin tim”, u përgjigj Joshua në konferencën për shtyp të mërkurën në Londër.
Franklin ka fituar 21 ndeshje me humbjen e tij të vetme që edhi nga britaniku, Dillian Whyte./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...