Real Madridi triumfoi për të 15-tën herë në Champions League të shtunën ndaj Dorrtundit.
Mbretërit e Evropës fituan në finale me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.
Kurse ditën e djeshme skuadra festën e vazhdoi në Madrid ku u pritën nga shumë qytetarë.
Madje në stadiumin ‘Santiago Bernabeu” rreth 80000 mijë tifozë kishin zënë shkallët e stadiumit për të parë prezantimit e yjeve të tyre.
Njëri ndër lojtarët që e ka përjetuar këtë festë është edhe heroi i gjysmëfinales ndaj Bayernit, Joselu Mato.
Ai tregoi se disa nga lojtarët as nuk e festonin më kurse për të ishte hera e parë.
“Për mua ishte e para, disa prej tyre as nuk e festonin më. Zhveshtorja është shumë e lumtur që sezoni ka përfunduar në këtë mënyrë, nuk ka mënyrë më të mirë. Nuk mund t’iu tregoj se si ndihem, ka shumë gjëra dhe shumë emocione në kokën time”.
Tutje ai tregoi për emocionet e familjes së tij, madje tha se djali i tij i madh po qante pas këtij suksesi.
“Unë kam qenë në gjendje që t’i ndajë këto momente me fëmijët, gruan dhe nënë time. Djali im i madh po qante shumë. Ndërsa ai i vogli ende nuk di shumë dhe gruaja ime di gjithçka nëpër të cilën kemi kaluar gjatë viteve. Ditën që erdha këtu, unë kisha ëndërruar për atë moment. Është titulli që të gjithë duan ta fitojnë”, është shprehur Joselu.
Këtë sezon Joseulu përvec Championsit me Realin fitoj edhe La Ligan dhe Superkupën e Spanjës./Arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve