Joselu ka vendosur të largohet nga Real Madridi

16:16 | 24 Qershor 2024
D.H

Josulu ka vendosur të largohet nga Real Madridi, në drejtim të Katarit.

Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Al Gharafa, shkruan Arbresh.info.

Spanjolli dëshiron të provoj një aventurë të re.

Pasi arriti të bëhet hero në ndeshjen ndaj Bayernit në Champions League, Joselu do të transferohet në drejtim të Al Gharafat.

Marrëveshje është në fazën finale, ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Kujtojmë se Sezonin e kaluar, Joselu shënoi 10 gola për Real Madridin në La Liga dhe pesë në Champions League.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme