Jose Mourinho zbulon pse Lukaku nuk festoi golin

18:48 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka zbuluar pse Romelu Lukaku nuk është duke i festuar golat.

Sulmuesi belg, Lukaku, është duke u kritikuar për shkak të formës të dobët kohëve të fundit, por ai në ndyshjet e fundit ka arritur të gjejë portën e kundërshtarit.

Ai shënoi sot gol ndaj ËBA-së por që nuk e festoi dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta në opionin anglez.

Mourinho ka mbrojtur sjelljen e lojtarit të tij, si dhe duke thumbuar festimet e Manchester City-t në derbine  javës së kaluar.

“As unë nuk festova. Askush nuk ishte më i lumtur se unë. Pesëmbëdhjetë vite më parë shoh filmimet e vetes sime duke festuar golat.

“Por kur piqesh arrin të kontrollosh më mirë emocionet.

“Romelu ka kaluar sezonin 2012/13 te Ëest Brom dhe mbase ka ruajtur respektin dhe dashurinë për këtë klub.

“Mendoj se e merituam fitoren. Ishim skuadra më e mirë në fushë. Unë e dija që ata ishin shumë të rrezikshëm në goditje standarde.

“Kontrolluam ndeshjen për një periudhë të gjatë, më pas Pardeë reagoi.” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme