Jose Mourinho pranon se aftësitë e tij menaxheriale janë testuar deri në limit këtë edicion nga orari i ngarkuar i ndeshjeve të Manchester United.
“Djajtë e Kuq” do të luajnë ndeshjen e 64-të këtë sezon në finalen e Evropa Ligës në Stockhold të mërkurën e javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho pranon se akumulimi i ndeshjeve, lëndimet e fundit serioze te lojtarët kryesorë si Zlatan Ibrahimovic, Marcos Rojo dhe Luke Shaw, si dhe ndryshimet e fundit në skuadër për të mbajtur lojtarët e freskuar kanë qenë mjaftë të vështira.
Mourinho është mësuar me sezonet e gjata për shkak të suksesit të tij me klubet e mëparshme si Porto, Chelsea, Interi dhe Real Madridit, por thotë se problemet e këtij sezoni kanë qenë unike.
“Është sezoni më i vështirë ndonjëherë”, tha fillimisht Mourinho.
“Akumulimi i ndeshjeve, unë nuk e kam pasur kurrë këtë. Ju e dini këtë që në karrierën time unë nuk kam qenë asnjëherë jashtë kompeticioneve evropiane në fazat grupore. Unë jam larguar në fazat e 1/8-së vetëm një herë. Pra, unë kam arritur në gjysmëfinalet 10 herë”
“Unë shkoj gjithmonë deri në fund të një kompeticoni. Në kompeticonin për Kupë të Ligës unë zakonisht shkoj larg. I kam fituar kupat në Spanjë, në Itali, në Portugali, kështu që normalisht kam pasur shumë ndeshje”
“Por, asnjëherë si tani. Situata e tillë kur ju luani një finale për Kupë të Ligë dhe në ndeshjen tjetër që duhet ta luani të nesërmen, duhet të shtyhet deri në javën tjetër, kjo është çmenduri”, përfundoi strategu portugez./arbresh.info
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri