Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka insistuar se zëvendësimi i Zlatan Ibrahimovic, ishte vendim taktik.
Sulmuesi suedez ndaj Burnley ka bërë startin e parë nga minuta e parë këtë sezon, por ishte zëvendësuar pas 45 minutave të parë.
Ibra ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë sezon, pas një lëndimi të tmerrshëm që kishte pësuar në gjurin e tij, por ai nuk tregoi asgjë ndaj Burnley.
Megjithatë, Mourinho ka mbrojtur sulmuesin veteran duke deklaruar se zëvendësimi i tij ishte vendim taktik.
“Ishte zëvendësim taktik”, deklaroi Mourinho, transmeton arbresh.info.
“Ne e ndërruam sistemin dhe luajtëm vetëm me një qendërmbrojtës, pasi që e dinim se Burnley nuk do ta kishte topin, pra ne luajtëm vetëm me Phil Jones. Ishte një rrezik, por Jones e pranoi dhe Nemanja Matic ishte aty vetëm që të shpërdante topin në mesfushë”, shtoi Jose.
“Pra, në vend të lojtarëve pozicional si Zlatan Ibrahimovic, vendosa që të luaja me Henrikh Mkhitaryan, Jesse Lingard dhe Juan Mata, të cilët që të tre luanin pas Lukakus”, përfundoi Mourinho.
Manchester United arriti ta barazonte rezultatin krejt në fund ndaj Burnley, në 2 me 2. /arbresh.info/
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...