Jose Mourinho zbulon kur do të rikthehet Harry Kane

08:59 | 5 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka thënë se sulmuesi Harry Kane mund të rikthehet në ndeshjen kundër Leicester Cityt në maj.

Anglezi ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Southampton në ditët e para të vitit 2020, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku portugez beson se Kane do jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë me 9 maj.

“Ndeshjen kundër Leicester, ndoshta do të na nevojitet. Asgjë nuk ka ndodhur, gjithçka është në rregull. Është duke u shëruar, pa presion”

Kane këtë sezon ishte fantastik duke shënuar 17 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat dhe mungesa e tij pritet të shkaktoi probleme në përballjen me RB Leipzig në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme