Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka folur për gjendjen e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, i cili pësoi lëndim në kokë.
Sulmuesi gjigant u përplas me kokë me mbrojtësin, Wesley Hoedt, gjatë një dueli në ajër për top në minutën e 14-të.
Lukaku qëndroi i shtrirë për pesë minuta në fushë, pasi ai ishte duke marr trajtimin nga stafi mjekësor, të cilët e larguan nga fusha.
Mourinho ka zbuluar se ai do të mungojë në dy ndeshje.
“Kur ju e shikoni një lojtar të largohet në atë mënyrë nga fusha, zakonisht mungon në dy ndeshje”, tha Mourinho.
United ndeshje e radhës në Premierligë do ta ketë kundër Evertonit, dhe më pas në raundin e tretë të FA Cup, kundër Derby County.
Tashmë ‘djajtë e kuq’ nuk kanë fituar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por Mourinho insiston se është i kënaqur me futbollistët e tij dhe është shprehur se kanë qenë të pa fat me mos akorimin e penalltisë.
“Unë mendoj se po ashtu është një natë e keqe për gjyqtarin, Craig Pawson, sepse ai është një nga gjqytarët më të mirë në Evropë”, shtoi portugezi.
“Ne humbëm rastet të lehta për shënim, por unë me të vërtetë jam i pa kënaqur me vendim për penalltinë, dhe jo me paraqitjen e Pawson. Jam i lumtur me sjellën e lojtarëve të mi, dëshirën e tyre dhe jam shumë i kënaqur me vendim tim”, përfundoi Mourinho.
Man Utd pas këtij barazimi ka humbur vendin e dytë nga Chelsea, dhe tashmë renditet në pozitën e tretë me 45 pikë pas 21 ndeshje të zhvilluara. /arbresh.info/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...