Italia është në krizë pas dështimit për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror.
Trajneri Gian Piero Ventura duket se do të tërhiqet ose do të shkarkohet nga pozita e tij, megjithëse ai nuk është pensionuar ende, transmeton portali arbresh.info.
Giuseppe Bergomi, kampion i botës me Italinë në Kampionatin Botëror 1982, komentoi në programin ‘Tutti Convocati de Radio 24’ se dëshiron që trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos, t’i ofrohet kjo detyrë.
“Futbolli italian ka nevojë për një rindërtim të thellë. E pyes vetën nëse ne jemi ende një fuqi madhështore në futboll apo jo. Sa i përket trajnerit, mendoj që Mourinho do të ishte zgjedhja korrekte. Ai mund të duket si dikush që provokon, por dikush mund ta thotë të njëjtën për Roberto Mancinin. Mbi të gjitha, gjëja më e mirë do të ishte zgjedhja e një trajneri të rëndësishëm, i cili mund të marr dy role”, ka thënë Bergomi.
Megjithatë, italianët dëshirojnë një tjetër trajner. Favorit për këtë detyrë është Carlo Ancelotti, ndonëse mediat pretendojnë që nënshkrimi me të është “i pagjasë, por jo i pamundur”.
Ish trajneri i Madridit dhe Bayern Munichu aktualisht është pa detyrë, megjithëse dëshiron ende të vazhdoj me profesionin e tij./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...