Real Madridi është duke kërkuar të sjellë Jose Mourinhon në kryeqytetin spanjoll pasi ka zhvilluar “bisedimet sekrete” me portugezin.
Mourinho është shkarkuar nga Ed Woodward të martën pas fillimit më të keq të sezonit nga “Djajtë e Kuq” që 28 vite, transmeton portali arbresh.info.
Dhe bazuar në gazetën spanjolle ‘El Pais’, presidenti në Bernabeu – Florentino Perez është duke kërkuar të sjellë atë sërish në skuadër si një trajner.
Gazeta e lartpërmendur ka raportuar se Kampioni Evropian është i gatshëm të paguaj një tarifë madhështore prej 18 milionë funta në vit për 55-vjeçarin. Gazetari Diego Torres, i cili ka shkruar këtë raport, është gjithashtu autor i një libri rreth kohës së Mourinhos në Real Madrid nga viti 2010-13.
Ai pretendon se Perez tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin e Santi Solarit si trajner të Real Madridit.
Argjentinasi ishte emëruar si trajner muajin e kaluar pas shkarkimit të Julen Lopeteguit./arbresh.info/
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...