Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se do të shkarkoj këtë verë mbrojtësin Chris Smalling pasi futbollisti nuk është pjesë e kërkesave të tij.
Manchester United njoftoi nënshkrimin me mbrojtësin suedez Victor Lindelof muajin e kaluar dhe mësohet që Mourinho e sheh Lindelofin dhe Eric Bailly si përzgjedhje të parë në qendër të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali, Tottenham Hotspuri dhe West Bromwich Albion kanë shfaqur të gjithë interesim në transferimin e Smalling gjatë kësaj vere dhe sipas një raporti nga ‘The Sun’, reprezentuesi i Anglisë do të shitet para edicionit 2017/18.
Smalling, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij te klubi në Old Trafford, është afër paraqitjes së 250-të te Manchester United pas transferimit në vitin 2010 nga Fulhami.
Sezonin e kaluar, ish mbrojtësi qendror i Maidstone United startoi vetëm në 13 ndeshje në Premierë Ligë për shkak të lëndimeve, megjithëse ishe pjesë e skuadrës së Jose Mourinhos në finale të Evropa Ligës./arbresh.info
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...