Jose Mourinho nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Romës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra e Romës, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Pas disa rezultateve jo të mira dhe së fundmi humbja nga Milani 3-1 të dielën mbrëma, kanë bërë që Mourinho të shkarkohet nga posti i trajnerit.
“AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Jose Mourinho ka qenë pjesë e skuadrës romake nga viti 2021.
Gjatë kësaj kohe Mourinho fitoi Uefa Conference League me skuadrën e Romës./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?