Jose Mourinho sërish me ankesa për gjyqtarët, ndoshta ka përfunduar gara për titull

21:55 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka kritikuar dhe lavdëruar gjyqtarin e takimit, Michael Oliver.

Jose Mourinho u shpreh i frustruar me faktin se gjyqtari nuk dha penalti pas një rasti kontestues në zonë ku Herrera u rrëzua, por edhe se ai pati një paraqitje të mirë.

Sipas portugezit, ajo ishte penalti e pastër dhe se tashmë lufta për titull mund të quhet “e përfunduar”.

“Penalti e pastër. Më vjen keq për ne, për gjyqtarin Michael po ashtu, ai pati ndeshje të mirë, por ishte penalti e pastër. Nuk pajtoheni edhe ju?”.

“Gjyqtari bëri një gabim, i cili mund të ndodhë. Sezonin e kaluar, ne kemi pasur situatë të ngjashme me Cityn, kur duke fituar me rezultat 2-1 Clattenburg nuk e pa një penalti të Bravos ndaj Rooneyt”.

“Më vjen keq për Michael Oliverin (gjyqtarin) sepse ai ka pasur performancë të mirë”.

“Ai është qenie njerëzore, ai tentoi më të mirën, ishte i përkushtuar dhe kishte ndeshje të mirë, sinqerisht mendoj kështu. Por, ai ka brë një gabim i cili ishte krucial për rezultatin e ndeshjes”, theksoi Mou.

Ai shtoi se City shënoi dy gola të këqinj dhe se kishte mjaft fat.

“Ata shënuan dy gola shumë të këqinj. Ata shënuan dy gola që është vërtet e pabesueshme të rpanohen dhe kur pranoni dy gola të tillë, në një ndeshje të këtij dimensioni, sigurisht se ndiheni keq sepse tash do të flisni se si ata ishin më të mirë, në çka janë më të mirë, e në fund në atë që ata janë të mirë, nuk ishin të mirë dhe shënuan dy gola prej asgjëje”.

“Ne bëmë gjëra të mira, ne bëmë gjëra të këqija. Ne kemi një përkushtim të kompletuar për ndeshjen, secili lojtarë tenton të bëj mët ë mirën. Ne e kemi ditur se ata janë mirë në posedim të topit, shumë mirë në nisjen e sulmeve në krah dhe po ashtu ata kanë pasur edhe sulmuesin që kthehej vazhdimisht në mbrojtje”.

“Nëse tenton të bësh presion, edhe atëherë është vështirë ta marrësh topin, andaj komplimente atyre për kualitetin që kanë në principet e lojës së tyre”, shton portugezi.

I pyetur se nëse lufta për titull ka mbaruar, Mourinho thotë se sipas tij tashmë ka përfunduar.

“Ndoshta, po. Manchester City është ekip shumë i mirë dhe pak po i mbronë edhe fati, e zotërat e futbollit janë prapa tyre”.

“Jam mjaft i sigurtë se të gjithë do të luftojnë për pikët dhe do të tentojnë të reduktojnë distancën, por avantazhi është shumë i mirë në këtë moment”, përfundoi strategu i Djajve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme