Jose Mourinho refuzon superyllin Cristiano Ronaldo

12:23 | 20 Qershor 2017
Arbresh Info

Gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ ka bërë një zbulim tronditës të martën, pasi siç raportojnë ata trajneri Jose Mourinho nuk dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Përveç kësaj, raporti nga gazeta e lartpërmendur shton tutje që portugezi dëshiron më shumë të nënshkruaj me Alvaro Moratan nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info. Në një deklaratë të qartë,‘El Confidencial’ u ka thënë lexuesve se “Mourinho e do Moratan, jo Cristianon”.

Edhe pse artikulli nga gazeta spanjoll nuk shpjegon pse në të vërtetë Mourinho është kundër transferimit të Ronaldos në Manchester United, lexuesit janë të informuar rreth një beteje të mundshme në dhomën e bordit te Teatri i Ëndrrave:

Derisa të dy (Mourinho dhe Cristiano) ndajnë të njëjtin agjent, Jorge Mendesin, trajneri portugez ka bërë të qartë që prioriteti i tij është Morata, dhe ai nuk ka ndërmend në asnjë mënyrë për të dhuruat të holla për Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, fjala e fundit është e pronarëve të klubit, ‘Glazers’ dhe familja amerikane e sheh Ronaldon si një simbol për të vazhduar në vendin e tyre të origjinës dhe tregun e Amerikës Jugore, sapo të mposhtet Azia.

Vlen të theksohet që Mourinho ka pasur raporte të tensionuara me Ronaldon gjatë tri viteve të shpenzuara si trajner te Bernabeu./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme