Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho raportohet se ka pyetur nëse Real Madridi do të pranoj ndonjë ofertë nga Gareth Bale këtë verë.
United është përfolur shpesh për transferimin e Bales dhe uellsiani duket se ka sugjeruar se është i hapur për largim nga Bernabeu pasi startoi finalen e Ligës së Kampionëve nga bankina, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, të enjten, trajneri Zinedine Zidane u largua nga roli i tij në Real Madrid, gjë që forcon mundësinë e Bales për të vazhduar qëndrimin te kampioni evropian sezonin e ardhshëm.
Bazuar në ‘ESPN’, Mourinho dëshiron të zbuloj nëse gjiganti spanjoll do të konsideroj shitjen e sulmuesit, pavarësisht se kush emërohet si zëvendësues i Zidanes.
Një ofertë deri në 120 milionë funta sugjerohet se mund të shtrohet për uellsianin që ka ende edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij./arbresh.info/
Abdixhiku viziton Gjakovën, prezanton para qytetarëve vizion...
IHMK paralajmëron përmbytje të mundshme në disa vende
Baerbock, Gjuriqit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën dr...
Izraeli: 180 raketa të lëshuara nga Irani, shumica u rrëzuan...
Federata angleze merr vendim për kartonin e kuq të Brunos në...
Kurti takoi kongresistin amerikan Jason Crow, e fton për viz...