Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka mohuar spekulimet që është duke synuar kalimin te Paris Saint Germaini në një të ardhme të afërt.
54-vjeçari ngjalli dyshime rreth të ardhmes së tij javën e kaluar kur zbuloi se Manchester United nuk do të jetë detyra e tij e re, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur rreth lidhjes së tij me PSG-në në një konferencë për shtyp këtë pasdite, Mourinho mohoi interesimin për të kaluar te kryeqyteti francez.
“Mendoj që mediat angleze kanë përgjigjen për këtë”, tha fillimisht ai.
“Një ditë thuhet se unë do të nënshkruaj kontratë pesë vjere me vlerë 1 miliardë funta për sezon, më pas ditën tjetër thuhet se unë do të largohem për transferim te Paris Saint Germaini”
“Asgjë nuk është duke ndodhur, nuk jam duke nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare dhe nuk do të largohem për kalim te Paris Saint Germaini. Jam në Manchester United, kam një kontratë dhe kjo është e gjitha. Këtu nuk ka asgjë për tu përgjigjur”
/arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?