Manchester United fitoi ndaj Liverpoolit me rezultat 2 me 1, duke grumbulluar tre pikët e plota në Old Trafford.
Ky takim ishte vendimtar për pozitën e dytë dhe të dy ekipet e dëshirojnë këtë pozitë.
Megjithatë, taktikat e portugezit Jose Mourinho, triumfuan edhe një herë ndaj atyre të Jurgen Kloppit.
Golat për United i shënoi Marcus Rashford, i cili ia dhuroi një fitore të madhe ndaj rivalëve të përbetuar.
Ndërsa, një autogol i Eric Bailly i dha shpresë Liverpoolit në pjesën e dytë por nuk i arritën të bënin më shumë.
Dhe, Mourinho beson se skuadra e tij ishte më e mirë.
“Ne mund t’i ndajmë pjesët, United të parën dhe Liverpooli të dytën, por sipas meje, pjesa e parë ishte me goal dhe raste”, deklaroi Mourinho.
“Në pjesën e dytë, sipas mendimit tim, Liverpooli kishte kontrollin me top, ndërsa ne pa top, dhe ndoshta njerëzit në studio kanë mendime ndryshe. Ekipi jonë gjithmonë kishte kontrollin, në kornera, në situata të rrezikshme, pra ne kishim kontrollin dhe mendoj se e merituam fitoren”, shtoi portugezi.
“Kundër Liverpooli, nësëe luani dobët dhe keni topin në kontroll, atëherë ju do të keni probleme. Nëse njerëzit mendojnë se nuk e merituam fitoren, nuk më intereson. Jam paksa i lodhur, të martën kam ndeshjen e radhës. Nuk më intereson çfarë kanë për të thënë njerëzit. Djemloshat janë të lumtur, unë jam i lumtur”, përfundoi strategu portugez.
Të martën mbrëma, Manchester United do të takohet me Sevilla, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...