Jose Mourinho paralajmëron ndryshim të filozofisë në mesazhin e ri për të tifozët

21:45 | 20 Nëntor 2019
Arbresh Info

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se do të vendos fokusin në promovimin e lojtarëve të rinj te skuadra e parë pas emërimit si trajner i ri i Tottenhamit.

Trajneri portugez tashmë ka dhënë intervistën e tij të parë për klubin e ri dhe u ka dërguar gjithashtu një mesazh tifozëve të klubit që më gjasë do të jetë shumë i pëlqyer, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë kohës së tij në Chelsea dhe Manchester United, Mourinho ishte kritikuar për mos shfrytëzimin e yjeve të rinj duke mos i dhënë atyre shans të mjaftueshëm në skuadrën e tij. Por, “The Special One” tani ka zbuluar se është i vendosur për ndihmuar gjeneratën e re të talentëve në depërtimin e tyre në skuadrën e parë.

“Më pëlqen vërtetë kjo skuadër”, ka thënë Mourinho në intervistën e tij të parë.

“Nëse shikojmë te lojtarët e rinj, nuk ka ndonjë menaxher në botë që nuk i pëlqen të zhvilloj lojtarët e rinj dhe për t’i ndihmuar lojtarët e rinj që të zhvillohen”

“Akademia është gjithmonë me talenta që skuadra e parë ka nevojë”

“Sigurisht se do të shikoj përpara për të punuar në këtë profil”

Ndeshja e parë e Mourinhos në detyrë të “Spursët” është ajo ndaj West Hamit të shtunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme