Tottenham humbi një shans shumë të mirë për të kapur Chelsea në vendin e katërt të Premier League. Ekipi i Jose Mourinhos po udhëhiqte 1-2 në fushën e Newcastle falë dygolëshit të Harry Kane, por Willock realizoi katër minuta përpara fundit, evitoi humbjen e “Qymyrxhinjve” dhe ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
“Gjelat” renditen në vend të katërt dhe ndodhen 2 pikë larg zonës Champions League, objektiv që duhet arritur me çdo kusht. Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho nuk i kurseu kritikat ndaj ekipit të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“Sot kryem shumë gabime individuale, që na destabilizuan plotësisht. Gjithmonë shpreheni që nuk jemi një ekip i ekuilibruar, por e pësuam golin e dytë për shkak të një gabimi të kryer në mbrojtje. Po i paguajmë shtrenjtë këto gafa“, deklaroi “Special One”. /abcnews.al/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...