Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho insiston se nuk do të jenë “mbretërit e mërkatos” në afatin dimëror.
Mourinho që nga fillimi ka thënë se nuk ka nevojë për të transferuar lojtarë të rinj në muajin tjetër pasi beson që skuadra ka kapacitetin për të përfunduar në pozitën e katër në Premierë Ligë.
Tekniku portugez ka thënë se nuk do të transferojë lojtarë, mirëpo do bisedojnë me lojtarët të cilët mendojnë se do të largohen, transmeton portali arbresh.info.
“Jam në Tottenham. E njoh klubin, projektin, vizionin dhe synimet. Në afatin dimëror do reagojmë shpejt. Siç kam thënë do të shohim nëse disa lojtarë do largohen”
“Nuk do të jemi mbretërit e mërkatos, të mundohemi të transferojmë lojtarë të rëndësishëm, ose të luftojmë më skuadra për lojtarë të rëndësishëm. Do të punojmë në mënyrë inteligjente, kreative dhe me lojtarët që kemi”
Tottenham për momentin është në vendin e shtatë me 26 pikë, gjashtë pikë me pak se Chelsea që renditët në pozitën e katër, pozitë kjo e cila të dërgon në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...