Manchester United mund të shkarkojë trajnerin Jose Mourinho nëse ata dështojnë për të mposhtur Fulhamin këtë vikend.
Klubi në Old Trafford ka rënë në pozitën e tetë në tabelën e Premierë Ligës pas dështimit për të fituar katër ndeshjet e tyre të fundit, transmeton portali arbresh.info. Mourinho është nën një presion të madh si rezultat i këtyre problemeve si jashtë fushës ashtu edhe brenda saj.
Manchester United shpreson t’i rikthehet fitoreve kur ata të takohen të shtunën me skuadrën që qëndron në fund të tabelës – Fulhamin.
Paul Merson nuk do të ishte i befasuar nëse drejtorët e klubit i japin fund regjimit të Mourinhos nëse Claudio Ranieri largohet me rezultat pozitiv.
“E shoh një rikthim drejtë fitoreve për Manchester United kundër Fulhamit në Old Trafford”, ka thënë Merson për ‘Sky Sports’. “Megjithatë, nëse ata nuk fitojnë këtë ndeshje, Jose Mourinho do ta ketë të vështirë për të ruajtur punën e tij deri të hënën”
“Nëse ata nuk mund ta mposhtin Fulhamin në shtëpi, ku do të shkojnë ata?”
“Nëse ata nuk fitojnë ndeshjen, unë do ta shkarkoja Mourinho nëse do të isha aty”
United siguroi barazim kundër Arsenalit mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...