Sipas ish presidentit në Bernabeu – Ramon Calderon, Jose Mourinho mund të bëjë një rikthim tronditës në Real Madrid pas shkarkimit nga Manchester United.
Real Madridi ka pasur një sezon mjaftë turbulent duke bërë kështu që Julen Lopetegui të shkarkohet në muajin tetor pas një fillimi mjaftë të dobët të edicionit, transmeton portali arbresh.info.
Santiago Solari e zëvendësoi atë dhe pritet të vazhdojë qëndrimin në detyrë deri në fund të sezonit në qoftë se nuk pësojnë një tjetër rënie masive të rezultateve.
Por, Calderon pretendon se nëse Mourinho do të ishte shkarkuar kur u largua Lopetegui, atëherë ai do të ishte trajner në Real Madrid. Ai shton se Perez mund të reagojë edhe tani për të siguruar Mourinhon.
“Në rast se Mourinho do të ishte shkarkuar kur Lopetegui u largua, ai do të ishte tani sigurisht trajner në Real Madrid”, ka shkruar Calderon në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
“Ne kemi qenë me fat për këtë, por mos hidhni poshtë mundësinë që ai mund të mos jetë këtu për një kohë të shkurtër. Ai është i preferuari i presidentit”
Mourinho u shkarkua mëngjesin e sotëm (e martë) nga “Djajtë e Kuq”./arbresh.info/
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...