Jose Mourinho ka konfirmuar se Antonio Valencia do të marr shiritin e kapitenit te Manchester United pas rikthimit nga lëndimi.
33-vjeçari, i cili ka bërë 235 paraqitje në Premierë Ligë për klubin qysh pas transferimit nga Wigani nëntë vite më parë, pësoi një lëndim në pulpë të këmbës gjatë ndeshjeve para-sezonale dhe data e tij e rikthimit nuk është specifikuar nga Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Paul Pogba barti shiritin e kapitenit gjatë fitores 2 me 1 të premten e kaluar kundër Leicester Cityt dhe Mourinho konfirmoi se fituesi i Kampionatit Botëror do të vazhdojë ta barë atë deri në momentin kur Valencia është i gatshëm për tu rikthyer.
“Ne e kemi menduar, unë kam menduar për këtë para ndeshjes kundër Baselit, Pogba është një djalosh i ri me një personalitet të mirë, i krijuar nga akademia, normalisht një lojtar startues, prandaj ai ka mundësi për të qenë kapiten në të ardhmen”, ka thënë Mourinho kur është pyetur rreth situatës së kapitenit në Old Trafford.
“Në vazhdimësi, në mungesë të Antonio Valencias në skuadër, ai ishte kapiten dhe për ndeshjen e ardhshme unë nuk mendoj se Antonio do të luaj, prandaj ai do të jetë sërish kapiten”
“Por, një ditë kur Antonio të rikthehet, Antonio do të jetë kapiteni jonë sërish”
Brightoni është rivali i ardhshëm i “Djajve të Kuq” dhe takimi mes tyre zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...