Jose Mourinho luan me 10 fëmijë kundër Crystal Palances

17:16 | 20 Maj 2017
Arbresh Info

Jose Mourinho do të përfshijë 10 futbollistë të rinj në skuadrën e tij për ndeshjen ndaj Crystal Palaces në ‘Old Trafford’ të dielën pavarësisht se ka pranuar se ata nuk janë të gatshëm të jenë në aksion të gjithë së bashku.

Trajneri i Manchester United dëshiron të mbaj yjet e tij të freskët për finalen e Evropa Ligës kundër Ajaxit për takimin tri ditë më vonë dhe do të përdorë vetëm tre ose katër nga lojtarët e tij të rregullt startues, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Parashikimi befasues i David Moyes për të ardhmen e Adnan Januzajt në Man Utd

Nga 10 në përgjithësi, shtatë prej tyre do të jenë debutues në ligë. Adoleshentët si Timothy Fosu Mensah dhe Axel Tuanzebe kanë bërë vetëm pesë paraqitje në ligë, ndërsa Scott McTominay ka luajtur vetëm gjashtë minuta në ndeshjen kundër Arsenalit dy javë më parë.

“Ne do të kemi dy portierë – Joel Pereira dhe Kieran O’Hara”, tha fillimisht Mourinho. “Mendoj se do të kemi edhe lojtarët e tjerë si Demetri Mitchell, McTominay, Josh Harrop, Matthew Willock, Angel Gomes dhe Zachary Dearnley. Mendoj se kjo është e gjitha”

I pyetur nëse lojtarët e akademisë janë të gatshëm, Mourinho u përgjigj: “Të gjithë së bashku? Jo. Një në mes të një strukture të mirë dhe një strukture me eksperiencë, atëherë po. Shumica e tyre së bashku, mendoj se jo”./arbresh.info

Të ngjashme