Google ADS

Jose Mourinho kritikon Paul Pogba pas humbjes me Newcastle

18:39 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trajneri portugez, Jose Mourinho, pas takimit zbuloi arsyen përse e zëvendësoi mesfushorin francez, Paul Pogba, në minutën e 65.

Pogba gjatë nxehjes para fillimit të takimit, ndjeu probleme në pulpin e këmbës së djathtë, por pas bisedës me asistentin e Mourinhos, Rui Fara, francezi startoi takimin nga minuta e parë.

Reprezentuesi francez gjatë pjesës së parë nuk pati asnjë ndikim pozitiv në lojën e United dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, në momentin që Newcastle kaloi në epërsi.

Por, Mourinho deklaroi se Pogba nuk ka asnjë problem dhe se vendimi i tij ishte taktik, pasi dëshironte lojë më të thjeshtë me inkuadrimin e Michael Carrick.

“Jo, nuk patë asnjë problem”, u përgjigj Mourinho në pyetjen e Sky Sports se a ishte i lënduar Pogba.

Ndërsa, në pyetjen se pse e largoi nga ndeshja Pogban aq herët, Mourinho u përgjigj duke thënë se dëshironte lojë më të thjesht.

“Unë dëshiroja të luaja në lojë ndryshe kundër një ekipi që mbrohej në mënyrë kompakte. Unë e provova me thjeshtësi e Michael Carrick, pasi ai tenton të bëjë gjithçka thjesht. Dhe të ofroja Alexis Sanchez më afër Romelu Lukakus, ku do të luante si një sulmues i dytë për të tentuar për ta fituar ndeshjen”, shtoi tekniku portugez.

“Unë isha i pa fat, sepse ata shënuan disa sekonda para se të bëja këtë ndryshim, dhe pastaj u përballa me një tjetër Newcastle, një Newcastle i cili në ato momente mendonte vetëm të mbrohej”, përfundoi Mourinho.

Vlen të theksojmë se Jose Mourinho asnjëherë nuk ka shijuar fitoren si trajner në St James’ Park, në kuadër të Premierligës. /arbresh.info/

Të ngjashme