Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka konfirmuar që klubi është në bisedime me Zlatan Ibrahimovicin rreth mundësisë për një marrëveshje të re.
“Ai është i lënduar, ai ka nevojë të rikuperohet, ai nuk është i gatshëm të luaj nesër”, tha fillimisht trajneri portugez, transmeton portali arbresh.info. “Nuk është diçka urgjente të cilën ne dëshirojmë ta përfundojmë apo jo”
“Unë mendoj që ai ishte shumë i qartë me atë që kishte shfaqur vitin e kaluar, nuk ishte mjaftueshëm për të. Ai mendon se mund të bëjë më shumë dhe dëshiron më shumë të jetë në nivelin e lartë të futbollit”
“Prandaj, ne jemi në bisedime dhe jemi duke diskutuar rreth mundësisë që të qëndrojë me ne për pjesën e dytë të sezonit”.
35-vjeçari shënoi 28 gola brenda 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë në futbollin anglez./arbresh.info
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...