Jose Mourinho thuhet se është duke ngjallur interesim te tri klube pas largimit nga Manchester United.
Portugezi është shkarkuar nga United mëngjesin e së martës derisa klubi ishte i pozicionuar në vendin e gjashtë në tabelën e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho, i cili është fotografuar në Londër të enjten, ka thyer heshtjen pas largimit por insistoi se ishte duke kërkuar largimin nga gjiganti në Old Trafford.
Tani është i lirë dhe një numër i madh klubesh besohet të kenë kontaktuar menjëherë portugezin.
Real Madridi thuhet se është i gatshëm për t’i ofruar një marrëveshje që i siguron atij 18 milionë funta në vit ndërkohë që Santiago Solari që është emëruar në tetor besohet se nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm.
‘The Times’ raporton gjithashtu se Interi, një ish skuadër tjetër e Mourinhos, është duke monitoruar situatën e tij.
Ata kanë dështuar të kalojnë në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve duke rritur presionin ndaj trajnerit Luciano Spalletti.
Klubi tjetër është Benfica, ku Mourinho filloi karrierën e tij menaxheriale./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...