Google ADS

Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht bisedimet me këtë klub

23:09 | 9 Janar 2019
Arbresh Info

Jose Mourinho dhe Real Madridi ka nisur bisedimet rreth pozitës së trajnerit në Santiago Bernabeu gjatë verës, por negociatat e vazhdueshme për shumën që ka fituar në Manchester United mund të prishin marrëveshjen.

Mourinho ka qenë i pa punë thuajse që një muaj nga tani pas shkarkimit nga United, i cili ishte duke qëndruar me 11 pikë larg pozitave të UEFA Ligës së Kampionëve në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Portugezi ka fituar dy trofe madhështor – Kupën në Ligë dhe Evropa Ligën si dhe i ka dërguar “Djajtë e Kuq” në pozitën e dytë sezonin e kaluar, përfundimi më i mirë në tabelë qysh pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit në vitin 2013.

https://twitter.com/TheSunFootball/status/1082932724007124993

Forma e dobët e shoqëruar me komplikime të shumta rreth transferimeve bënë që atij t’i lejohet largimi.

‘Los Blancos’, të cilët lejuan atë të largohet si trajner i tyre pas tri sezoneve pesë vite më parë si pasojë e një revoltimi brenda dhomës së zhveshjes, janë duke kërkuar rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.

Presidenti i klubit, Florentino Perez e punësoi atë dhe nuk dëshironte të largohej, andaj dyshja vazhdojnë të kenë raporte të mira.

Ai ka nisur bisedimet me kampin e Mourinhos, por agjenti i 55-vjeçarit, Jorge Mendes, është aktualisht i mbyllur në bisedime me drejtorin e United – Ed Woodward në përpjekje për të finalizuar largimin e tij prej 15 milionësh./arbresh.info/

Të ngjashme