Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka humbur durimin me ndikimin e agjentit të njohur, Mino Raiola, i cili ka në menagjim francezin, Paul Pogba.
Mesfushori Pogba, në javët e fundit ka pësuar rënie të madhe të formës, dhe në disa takime është lënë jashtë formacionit bazë nga Mourinho.
Ndeshja e fundit që Pogba nuk startoi nga mintua e parë ishte ajo në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Sevillas.
Mourinho lavdëroi profesionalizimin e francezit pas inkuadrimit në lojë si zëvëndësues në minutën e 17-të, dhe tashmë është një shans realistike se ai mund të largohet nga United në fund të këtij sezoni.
Sipas “The Times” Mourinho ka humbur durimin me Raiolan, pasi që ky i fundit ka filluar të ‘fus hundët’ në planet e tij dhe se në cilën pozitën duhet të luajë Pogba, transmeton arbresh.info.
Raiola po ashtu përfaqëson edhe disa lojtarë të tjerë të Manchester United, si Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku dhe Sergio Romero.
‘Djajtë e kuq’ nesër do të takohen me Chelsea në Old Trafford, dhe pritet që Pogba të rikthehet në formacionin bazë. /arbresh.info/