Manchester United dhe Arsenal ende janë në bisedime për Alexis Sanchez, por United ka bllokuar një shkëmbim të mundur ndërmjet Alexis Sanchez dhe Anthony Martial.
Reprezentuesi kilian është shumë afër kalimit në Old Trafford për një shumë 30 milionëshe, pasi refuzimit që i bëri Manchester City.
Megjithatë, United dhe Arsenali ende nuk janë pajtuar për një çmim përundimtar, dhe radiostatcioni francez “RMC Sport”, raporton se Arsenali ka tentuar ta përfshijë Martialin në marrëveshje, transmeton arbresh.info.
Por, Jose Mourinho dhe bordi i ‘djajve të kuq’ nuk dëshirojnë ta humbasin talentin francez, pasi Mourinho e vlerëson lartë reprezentuesin francez.
22 vjeçari këtë sezon është rikthyer në formë e tij më të mirë, duke shënuar shtatë gola në 20 paraqitje, po ashtu duke dhuruar tre asista.
Besohet se transferimi i Sanchezit do t’ia reduktojë minutat në formacionin startues të Jose Mourinhos, dhe Arsenali ka shpresuar se ‘djajtë e kuq’ do të pranojnë këtë shkëmbim.
Arsene Ëenger kishte tentuar të nënshkruajë me Martialin kur ai ishte në Monaco dhe Lyon. /arbresh.info/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...