Sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchezit duket se do t’i dhurohet një rol befasues nga Jose Mourinho derisa vazhdon të jetë afër transferimit në Manchester United.
Reprezentuesi kilian pritet të finalizoj transferimin e tij në Old Trafford brenda 48 orëve të ardhshme dhe Mourinho tashmë ka vendosur se në cilën pozitë do të luaj me të, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Daily Mirror’, Sanchez do të ndjek hapat e legjendave të United të cilëve iu është dhënë numri 7 i fanellës dhe do të luaj në krahun e djathtë për “Djajtë e Kuq”.
29-vjeçari është shfrytëzuar më së shumti në front ose në krahun e majtë nga Arsenali, por në të kaluarën ka luajtur edhe si anësor i krahut të majtë te Barcelona.
Mbetet të shihet se cila do të jetë mënyra më e mirë për të shfrytëzuar Sanchezin, por Mourinho beson se ai mund të shfrytëzohet si zëvendësues i Juan Matas ose Henrikh Mkhitaryan në atë anë./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...