Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka uruar Cristiano Ronaldon, pas fitimit të ‘Topit të Artë’ për herë të pestë.
Superylli portugez të enjtën, u shpall lojtari më i mirë në botë për herë të pestë, duke u barazuar me Lionel Messi, pas një super sezoni me klubin madrilen, duke fituar titullin e La Ligës dhe Ligës se Kampionëve.
Jose Mourinho dhe Ronaldo kishin punuar për tri vite së bashku në Bernabeu, dhe tashmë beson se bashkëkombësi i tij ka vendosur emrin e tij në histori të klubit.
Ai këtë e ka thënë për France Football.
“Fëmijët e mi kurrë nuk e kanë parë Pele, duke luajtur por e dinë se kush është ai. Pas 40 vitesh, fëmijët e tyre do të dinë se kush është Ronaldo, dhe se ai do të jetë pjesë e historisë së futbollit përgjithmonë”, tha Mourinho.
Gjatë kohës së tyre në Real, ishte raportuar se Mourinho dhe Ronaldo, kishin prishur raportet e tyre dhe se marrëdhënia e tyre kishte detyruar atë të largohet.
“Është pjesë e punës time dhe nuk dëshirojë ta bëj publike. Shumë gjëra ishin shkruar dhe thënë, që ishin të pa vërteta dhe të zmadhuara. Unë vetëm mund të them, se nuk kam problem personal me të, dhe besoj që edhe ai mendon kështu”, përfundoi trajneri i Manchester United.
Mourinho dhe Manchester United nesër do të takohen me Manchester City, për ta zhvilluar super derbin e qytetit të Manchesterit. /arbresh.info/
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...