Jose Mourinho është nën presionin për të fituar titullin në Premierë Ligë, thotë ish mbrojtësi i Manchester United – Rio Ferdinand.
Portugezi fitoi Community Shield, EFL Cup dhe Evropa Ligën gjatë sezonit të parë në Old Trafford, por Ferdinand, i cili fitoi gjashtë herë ligën si një lojtar i Manchester United, beson që me lojtarët që Mourinho ka transferuar, është koha për të rrëmbyer titullin, transmeton portali arbresh.info.
“Si të bëhesh një herë pjesë e Manchester United, presioni vjen menjëherë me këtë”, tha i për ‘Goal’.
“Historia kërkon që ti të fitosh tituj dhe ata nuk e kanë bërë këtë për disa vite tani. Tifozët e duan atë, tifozët i kanë dhënë Jose Mourinhos pak kohë ashtu siç ka bërë klubi”
“Ai ka investuar shumë, gjë që është e mirë por tani ai duhet të prodhoj dhe mendoj që ka një problem, ai ka gjithashtu një skuadër shumë të fortë dhe të talentuar si Manchester Cityn, i cili është duke performuar, ata duken skuadra më në formë për momentin”
“Besoj se do të jetë një luftë ndërmjet dy klubeve Manchester”
United nuk ka fituar titullin në ligë qysh pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit në vitin 2013./arbresh.info/
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...