Sipas raporteve, Manchester United është ende i interesuar për të nënshkruar me yllin Mesut Ozil nga Arsenali.
Reprezentuesi i Gjermanisë ende nuk ka rinovuar kontratën me “Topçinjtë” dhe mund të jetë i lirë të largohet falas nga klubi gjatë merkatos së ardhshme për transferime në verë, transmeton portali arbresh.info.
Arsene Wenger ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Ozilit nga Arsenali gjatë merkatos së muajit janar të transferimeve dhe klubi raportohet se beson që mesfushori do të nënshkruaj marrëveshje të re. Por bazuar në ‘The Independent’, United do t’ia vështirësoj jetën “Topçinjve” derisa ata vazhdojnë të kërojnë nënshkrimin e tij falas në fund të sezonit.
Raporti pretendon që 29-vjeçari kërkon një pagë prej 300 mijë funta në javë.
United tashmë ka rrëmbyer transferimin e superyllit Alexis Sanchez, i cili u prezantua zyrtarisht të hënën si lojtar i tyre në një marrëveshje që dërgoi në anën tjetër mesfushorin Henrikh Mkhityarn.
Tashmë janë ngritur edhe pyetje se si Mkhitaryan mund të përshtatet në fushë me Mesut Ozilin./arbresh.info/
Të martën vendoset “fati” i Shtëpisë së Bardhë, çfarë pritet...
Parashikimi i motit për të dielen
Sfida e çuditshme, kush heqë më shumë qime nga trupi do të s...
Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ...
Pas puthjes, Arioni e Diana nisin të flasin për fëmijë
Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit/ Një i vrarë ...