Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka pretenduar se është i pafuqishëm për të parandaluar Marouane Fellainin që të largohet nga Old Trafford pavarësisht se ka pranuar që mesfushori dëshiron të qëndroj në klub.
Fellaini ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale dhe raportet sugjerojnë që reprezentuesi belg është duke konsideruar të gjitha opsionet para se të marrë vendimin final, transmeton portali arbresh.info.
Paris Saint Germain, Galatasaray dhe Besiktas kanë qenë të gjithë duke kërkuar transferimin e Fellainit javëve të fundit, por Mourinho shpreson që bordi i klubit mund të arrijë një marrëveshje me lojtarin.
“Asgjë. Është një bisedë ndërmjet lojtarit dhe bordit. Nuk jam i përfshirë në kontratat, marrëveshjet. I respektoj të dy, e respektoj lojtarin sepse ai ka të drejtë për të vendosur të ardhmen e tij nëse ai përfundon kontratën e tij”
“E respektoj gjithashtu bordin sepse vendimet dhe negociatat janë nën kontrollin e tyre, prandaj unë vetëm pres duke uruar që ata do të kuptohen”
Fellaini ka bërë vetëm katër paraqitje për United në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...