Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho i është dhënë leja për të bërë disa transferime në skuadër që mund t’iu ndihmojnë të përmirësohen.
Sipas Bild, Jose Mourinho do të këtë të drejtën të shpenzojë 145 milionë euro gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se skuadra momentale nuk është duke i pëlqyer teknikut portugez, andaj dëshiron transferime në mënyrë që ta përforcojë skuadrën dhe sezonin e ardhshëm të ‘luftojë’ për titullin e Premierë Ligës.
Me i kërkuari nga Mourinho flitet se është mesfushori i RB Leipzig, Marcel Sabitzer se bashku me qendërmbrojtësin e Realit, Eder Militao.
Kurse, pas tyre janë mbrojtësi i krahut të djathtë të Nice, Youcef Atal, mbrojtësi i krahut të majtë të Norwich Cityt, Jamal Lewis dhe mesfushori i Valencia, Geoffrey Kondogbia./arbresh.info.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%