Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka pranuar dënimin me një vit burgim me kusht, në kuadër të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me prokurorët spanjollë, pas akuzave për mashtrim tatimor.
Trajneri portugez e ka pranuar dënimin me burgim gjashtë mujor për secilën nga dy krimet financiare që është akuzuar, pasi i ka pranuar shkeljet në kuadër të marrëveshjes me prokurorët, raporton gazeta e respektuar spanjolle “El Mundo”, përcjell Gazeta Express.
Gjykata në Madrid, e cila e ka udhëhequr hetimin kriminal ndaj Mourinhos – Pozeulo de Alarcon Court Number four – pritet të informohet për marrëveshjen në ditët në vazhdim.
Gazeta spanjolle raporton se 55-vjeçari, e ardhmja e të cilit në Manchester United është në pikëpyetje pas fillimit zhgënjyes këtë sezon, po ashtu është pajtuar ta paguajë një gjobë prej 1.98 milionë euro për 60% të shumës për të cilën i ka mashtruar autoritetet tatimore.
Në Spanjë, personat që kryejnë krim për herë të parë nuk shërbejnë burg normalisht për dënime prej dy apo më pak vite – që nënkupton se Mourinho se dënimi me një vit burg që Mourinho e ka pranuar për dy pikat e aktakuzës për mashtrim tatimor më gjasë do të suspendohet për një datë më vonë, pasi gjykata është informuar për situatën.
Prokurorët e akuzojnë Mourinhon se ia ka borxh shtetit spanjoll mbi 2 milionë euro, të cilat s’i ka deklaruar për të drejtat e imazhit më 2011 dhe 2012, në kohën kur ishte trajneri i Real Madridit.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...