Jose Mourihno e dëshiron Bonuccin në Old Trafford

10:58 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Manchester United ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Milanit, Leonardo Bonucci.

“Tuttosport” raporton se “Red Devils” dëshirojnë blerjen e kapitenit të “Rossonerëve”, pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan e vlerëson Bonuccin në së paku 40 milionë euro, dhe kjo është një shumë që nuk paraqet ndonjë problem për “Djajtë e Kuq”.

Mourinho pritet të paraqesë ofertë për Bonuccin, pas përfundimit të këtij sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme