Lojtari më i ri i Arsenalit, Jorginho e ka pranuar se trajneri Mikel Arteta kishte një ndikim të madh në transferimin e tij.
Arsenali ka konfirmuar në ditën e fundit blerjen e ish-mesfushorit të Napolit, i cili kishte një kontratë që skadon në qershor me rivalët e tyre të qytetit, Chelsea.
Për këtë arsye, ata ishin në gjendje të siguronin nënshkrimin e tij për rreth 13.5 milionë duke përfshirë bonuset.
Jorginho ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 në Emirates Stadium.
Ky ishte ndoshta lajmi më i madh në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit dhe ishte italiani që shpjegoi vendimin e tij për t’u bashkuar me Topçinjtë nga Chelsea. Fituesi i Euro 2020 pranoi se Arteta kishte një ndikim të madh në zgjedhjen e tij.
“Ai kishte një ndikim të madh sepse e di që ai u përpoq disa herë të më merrte më parë dhe nuk ndodhi për arsye të tjera, jo për shkak të dëshirave të mia. Pra, sigurisht, ai kishte një ndikim të madh”, ka thënë fillimisht Jorginho për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re dhe mezi pres të jem në fushë për të qenë i sinqertë! Gjithçka ka ndodhur kaq shpejt. Isha pak i befasuar, por shfrytëzova rastin e kësaj sfide mahnitëse”.
“Është një fanellë e rëndësishme. Është një klub i mrekullueshëm, i madh, dhe unë jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që jam këtu”, përfundoi italiani.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...