Edhe pse është propozuar që të mos përfshihen lojtarë veteranë, Juventus mund të bëjë një përjashtim me Jorginhon.
Nëse Arsenali e lejon atë të largohet në janar me pak ose pa kosto, bordi i klubit Piemontes do të tentojë ta sjellë në Torino
Mesfushori italian duket se ende nuk është pozicionuar në formacionin titullar të Arsenalit dhe kështu po mendon të largohet që aty.
Për këtë arsye dhe për shkak se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024, nuk përjashtohet mundësia që të dyja palët të ndahen në janar.
Në fakt janë disa skuadra që të vetëdijshëm për atë që po ndodh tashmë kanë nisur të bëjnë lëvizje me synimin për ta rekrutuar.
Mes tyre është edhe Juventusi. Sipas “Calcio Mercato.com”, edhe pse është propozuar që të mos punësohen lojtarë mbi 30 vjeç, klubi italian mund të bëjë një përjashtim për italo-brazilianin.
Sigurisht, për sa kohë që “Topçinjtë” i lejojnë atij një ndryshim të peisazhit për një shumbë vërtetë të ulët.
Në këtë mënyrë ata mund të mbulonin përkohësisht humbjen e dhimbshme të Paul Pogba, i dënuar për doping./abcnews.al
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...