Agjenti i Jorginhos, Jorge Santos e pranon që mesfushori i Chelseat dëshiron të kthehet në Serie A nëse ai largohet nga Blutë dhe refuzon të përjashtojë një kthim në Napoli.
Reprezentuesi italian u bashkua me Chelsean në vitin 2018 nga Napoli dhe ai ka qenë i lidhur me një kthim në Stadio Maradona.
“Ka shumë thashetheme rreth kësaj sepse ai bëri shumë mirë në Napoli”, ka thënë fillimisht Santos për Radio Marte.
“Është një moment i veçantë për të. Ai është një lojtar i rëndësishëm për Chelsean tani”.
“Sidoqoftë, ai është një reprezentues i Italisë dhe ne jemi duke menduar për një kthim në Serie A nëse ai largohet nga Blutë”.
“Nëse Napoli do të bëjë një ofertë, ne do ta vlerësojmë atë. Ai kaloi një kohë të mrekullueshme në Napoli dhe ka shumë miq atje”.
“Të gjithë e dimë që Sarri e pëlqen Jorginhon, por duhet të kuptojmë tregun dhe situatën ekonomike. Nuk e di se çfarë do të ndodhë”, përfundoi agjenti.
Jorginho luajti 160 ndeshje me Napolin midis viteve 2014 dhe 2018. Kontrata e tij me Chelsea skadon në qershor të 2023. 29-vjeçari ka 16 gola në 125 paraqitje me ekipin anglez. /Telegrafi/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?