Google ADS

Jorge Sampaoli nuk e ka ndërmend që të largohet nga Argjentina

21:07 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Eliminimi i Argjentinës nga Botërori “Rusi 2018” dhe amullia e madhe që është krijuar rreth trajnerit Jorge Sampaoli duket se nuk e shqetësojnë aspak këtë të fundit, që ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja.

Pas humbjes 4-3 ndaj Francës në 1/8 e Kupës së Botës, trajneri i kombëtares së Argjentinës u shpreh i qetë: “Dorëheqja? Në këto momente nuk e konsideroj aspak këtë fjalë si opsion. Do të qëndroj”.

Më tej, trajneri argjentinas shtoi: “Mund të them vetëm e ky është vendi që gjithnjë kam ëndërruar, të drejtoj kombëtaren e Argjentinës dhe nuk largohem. Nuk e mohoj se presioni karshi meje është i madh dhe tensioni i krijuar po kaq i madh. Ndaj për momentin nuk kam ndërmend të flas më shumë”, u shpreh Jorge Sampaoli, i kritikuar për zgjedhjet e bëra, lojërat e dobta dhe faktin se nuk e ka më në kontroll kombëtaren e Argjentinës. /Telesport

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme