Barcelona ishte mjaft aktive në javën e fundit të afatit kalimtar veror, ani pse ata nuk ishin në gjendje që të sigurojnë blerje të reja për shkak të telasheve financiare.
Ata larguan disa lojtarë nga ekipi me Ilkay Gundogan dhe Mikayil Faye që u larguan në mënyrë të përhershme nga klubi, ndërsa në formë huazimi u larguan edhe Clement Lenglet, Alex Valle dhe Vitor Roque.
Eric Garcia ishte njëri prej lojtarëve që u lidh me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë verës, por në fund, ai qëndroi.
Girona u vu pas tij për pjesën më të madhe të afatit kalimtar, ndërsa tani është zbuluar se edhe Paris Saint-Germaini kishte shprehur dëshirë për transferimin e tij.
Siç është raportuar në emisionin e Radio Catalunya, ‘El club de la mitjanit’, agjenti Jorge Mendes kishte propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Garcian.
Barcelona sipas kësaj marrëveshjeje do të merrte Danilo Pereiran, ndërsa spanjolli do të shkonte në drejtimin e kundërt. Sidoqoftë, marrëveshja nuk u realizua.
Nëse kjo lëvizje do t’i propozohej Barcelonës, ka një mundësi të madhe se do të refuzohej duke marrë parasysh nivelin e të dy lojtarëve./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...