Java e gjashtë e ProCredit Superligës ishte shumë interesante me katër ndeshjet e zhvilluara, ku secila ishte më e rëndësishme se tjetra.
Fitore shumë të rëndësishme shënoi Proton Cable Prizreni ndaj Borës, ku te prizrenasit më i miri ishte Jordan Johnson, duke pasur indeksin 30, për të mbyllur ndeshjen me 21 pikë, tri kërcime dhe 14 asistime. Johnson është njëri nga lojtarët më të dalluar te prizrenasit në këtë edicion.
Fitore mjaft të rëndësishme shënoi edhe Golden Eagle Ylli ndaj Vëllaznimit, ku te therandasit më i miri ishte Lis Shoshi. Ai për 30 minuta në parket kishte 18 pikë, 12 kërcime dhe një asistim.
Trepça me rikthim fitoi ndaj Pejës, ku te mitrovicasit më i miri ishte Mouhamed Barro me 14 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.
Bashkimi vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje. Prizrenasit në një super atmosferë fituan ndaj Sigal Prishtinës, ku shumë basketbollistë kontribuuan për këtë fitore. Lejson Zeqiri e mbylli ndeshjen me 18 pikë, katër kërcime dhe një asistim, ndërsa Meriton Ismaili me 17 pikë, një kërcim dhe një asistim.
MVP
Jordan Johnson (Proton Cable Prizreni) 21 pikë, 3 kërcime, 14 asistime, 30 indeksi
Top 5
Jordan Johnson (Proton Cable Prizreni) 21 pikë, 3 kërcime, 14 asistime, 30 indeksi
Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 12 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi
Mouhamed Barro (Trepça) 14 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 18 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 15 indeksi
Meriton Ismaili (Bashkimi) 17 pikë, 1 kërcim, 1 asistim, 15 indeksi
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...